Fjalë të urta


Fjalet e urta, jane fjale ose norma te krijuara nga populli, te cilat tregojne te vertetat ne jeten e perditshme, me ane te kuptimeve figurative.Fjalët e urta njihen dhe me emrin proverba. Këto janë thënie të shkurtra artistike kolektive, që, në mënyrë shumë sintetike, shprehin mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.Mendimet dhe gjykimet e fjalëve të urta kanë dalë nga praktika shumëshekullore e punës dhe e jetës së popullit. Për këtë arsye populli i quan ato dhe fjalë të moçme ose fjalë ari. Po për këtë arsye, ato paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me vlerë të përhershme. Sigurisht, kjo është e drejtë për shumicën e rasteve, por jo për të gjitha rastet. Disa fjalë të urta dhe mendime që ato bartin, u përkasin periudhave të caktuara historike.Fjalët e urta e shprehin mendimin e tyre në forma të ndryshme: si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë. Po s’punove në të ri, do të vuash në pleqëri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri këmbët sa ke jorganin.Disa fjalë të urta e shprehin mendimin drejtpërdrejt, kurse të tjerat në mënyrë të tërthortë, figurative. Kur thuhet puna të jep shëndet, shprehja përdoret me kuptimin e saj të parë të zakonshëm; por, kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshë, shprehja ka kuptimin se e vërteta s’mund të fshihet. Në rastin e parë arti i proverbit qëndron te mprehtësia dhe drejtësia e mendimit, te aftësia për ta shprehur mendimin me sa më pak fjalë. Në rastin e dytë, veç këtyre, kërkohet dhe aftësia për të gjetur figurën e duhur. Populli është treguar shumë i talentuar në gjithë këto drejtime. Për të shprehur mendimin në mënyrë figurative, populli në fjalët e urta përdor më shumë metaforën, alegorinë dhe krahasimin; Bes’ e shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni në thes.Në gjithë rastet mendimi shprehet në mënyrë përgjithësuese. Për këtë arsye fjalët e urta pëlqejnë shumë fjalitë mungesore, mënjanojnë fjalët që nënkuptohen. Veç kësaj, tek ato ideja nuk del nëpërmjet shtjellimit të një subjekti. Ato janë vetë ideja.Sintetizmi, karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e shprehjes së mendimit bëjnë që çdo fjalë e urtë të përdoret me disa kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tërheq vëmendjen për qëndrimin që duhet mbajtur kundër armikut, kundër së keqes në përgjithësi e kundër njerëzve kokëfortë. Prandaj për të ditur kuptimin e saktë të çdo fjale të urtë, duhet të mbahet mirë parasysh koha, vendi dhe rasti kur thuhet.Tematika e proverbave është shumë e gjerë dhe e larmishme. Proverbat kapin çështje që i kanë dalë popullit që në kohët e hershme e gjer në ditët tona, prandaj janë enciklopedi e filozofisë popullore. Temat kryesore që trajtojnë janë:1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta kundër armiqve të tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenë si shqiponja folenë; Darov’ e armikut- o helm, a thikë.2. Marrëdhëniet shoqërore (varfëria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundër padrejtësisë): I varfëri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafën, prite zverkut.3. Familja: Burrë e grua – mish e thua; Kur s’do nënën e babanë, asnjeri s’ta ka sevdanë.4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi në punë, shfrytëzimi i kohës së punës, zanatet): Këmbëpërbaltja – gojëpërmjaltja; Lëmyshku bren gurin, përtimi fik burrin; Fjala e gjatë bën ditën e shkurtër.5. Morali (e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi): Një krimb than një lis; E drejta dërrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do të arrijë në plehrat.

Ju njoftojmë se artikulli Fjalë të urta nuk i përket projektit Wikipedia! Ju rekomandojmë të bëni përcjelljen e tij për tek projekti i citateve Wikiquote, përpara se kjo faqe të griset.

Projekti WikiqueteRedakto

Vini re! Ky artikull dhe artikujt e mëposhtëm duhen bashkuar në një të vetëm dhe të barten tek Projekti Wikiquote

  • Fjale të urta
  • Fjale të urta nga Tirana
  • Fjalë të urta nga Durrësi
  • Fjale te urta nga Elbasani
  • Fjale te urta nga Shkodra

Fjalë të urta krahinore

Lista e disa fjalëve të urta shqiptare (nga A deri në Zh)Redakto

  • Abuzimi është arma e vulgarëve.
  • Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)
  • Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s'ka fare – (Moravia)
  • Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre – (Gandi)
  • Asgjëja mund të dal nga asgjëja.
  • Askë mos e poshtëro, dhe për askë mos fol keq – (Fetare)
  • Aty ku përfundon ligji, tirania fillon.
  • Babai ma mësoi tërë atë që di , fatkeqësisht nuk më mësoi atë që dinte ai .
  • Biseduesi duhet të ketë kujdes cka flet, në cfarë vendi flet, dhe në cfarë mënyre flet. – (Ciceron)
  • Çdo gjë që është sadopak e vlefshme, nuk mund të realizohet gjatë jetës , prandaj duhet të kursehemi nga shpresa.
  • Cfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar.
  • Dëshiro për njerëzit, çdëshiron për veten – (Fetare)
  • Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s'kemi qeshur – (S.Shamfor)
  • Drejtësia është e dhunshme për palën e paditur, sepse çdo njeri në sytë e tij është i pafajshëm.
  • Duaj atdhenë si shqiponja folenë - (Jug-Shqipëri)
  • Duaje vatanin, në dash me krisë dushmanin – (Korishë – Kosovë)
  • E plaga e saj nuk është e lehtë.
  • E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.
  • E tërë muzika është një folklorizëm .Unë kurrë nuk kam dëgjuar që një kalë të këndoj një këngë.
  • E vërteta është aq e rrallë, prandaj është aq mirë që ta thuash.
  • E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)
  • Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e dobishme – (Tomas Man)
  • Ekzistojnë tri periudha në jetë, rinia, mosha e mesme, dhe sa mirë po dukesh.
  • Ëndrroj, prandaj ekzistoj.
  • Është e domosdoshme që të jesh i papunë, nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme.
  • Është më mirë të jesh i përgatitur për një rast e të mos fitosh , se sa të të vijë rasti e të mos jesh i përgatitur..
  • Është një gjë e mirë të ngritesh mbi krenarinë, por duhet të keni krenari për ta bërë këtë. Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
  • Është vetëm një dallim në mes të çmendurit dhe meje –unë nuk jam e çmendur .
  • Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)
  • Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)
  • Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht – (S.Frashëri)
  • Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë – (Thënie orientale)
  • Gjatë punës duhet të jesh i sigurt se nuk ke lëshuar ndonjë defekt , se ke përfshirë çdo gjë , sepse pastaj do të jetë çdo gjë e vonshme..
  • Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)
  • Gruaja ështe nëna e kombit – (Grekët e vjetër)
  • Guximi është fillimi i fitores – (Plutarku)
  • Ha kur ke uri, martohu në të ri – (Popullore)
  • Imagjinata i është dhënë njeriut për ta kompensuar për atë që ai nuk është: sensi i humorit për ta ngushëlluar për atë që është.
  • Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)
  • Ironia është higjiena e mendjes.
  • Jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.
  • Jeta është një dhembje e gjatë e kokës në një rrugë të zhurmshme.
  • Jeta është vizatim në të cilën s'mund ta përdorim gomën për fshirje.
  • Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)
  • Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)
  • Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira – (Sami Frashëri)
  • Krajan burrë taman, ulqinak burrë aspak. - Popullore
  • Kufizimi nacional është armiku më i madh i kulturës – (Llukac)
  • Kur puna juaj flet vetë , mos u përziej.
  • Kur t’i fiton, asgjë nuk dhemb.
  • Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)
  • Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – (Didëro)
  • Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)
  • Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)
  • Ky vend ka nevojë për papunësi më të madhe për politikanët.
  • Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës .
  • Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.
  • Librin mund ta krahasojmë me fqinjin tënd , nëse është i mirë, nuk do të zgjasë gjatë , e nëse është i keq, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë.
  • Ligjet e vogla i ushqejnë krimet e mëdha.
  • Liria është si të hollat : disave u ndihmon, të tjerët i prish –
  • Martesa gjithmonë ka nevojë për artet më të mira të mundshme, të mungesës së sinqiritet ndërmjet dy qenieve njerëzore.
  • Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)
  • Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
  • Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)
  • Më jepni një dhomë ku secili qosh i është përkushtuar librit.
  • Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.
  • Më mirë është të flesh me një kanibal të matur se sa me një të krishter të dehur.
  • Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa te dënohen të pafajshmit – (Sami Frasheri)
  • Më në fund e di se çfarë e dallon njeriun nga kafshët, “ brengat financiare”.
  • Më pëlqen kritika për aq kohë sa është lëvdatë e pakualifikuar.
  • Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
  • Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
  • Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit.
  • Meshkujt, sikurse plumbat shkojnë më së largu kur janë më të përsosurit.
  • Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)
  • Mirësjellja është celësi i artë që i hap të gjitha dyert – (Thënie latine)
  • Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
  • Momenti më i vështirë për ateistin është kur ai vërtet ështe falënderues, e nuk ka kë të falënderoj.
  • Mos ofendo askënd në jetë
  • Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)
  • Mosmirënjohja më e madhe e njeriut është harresa e borxhit.
  • Ndonjëherë ështe një formë e dashurisë që vetëm të ulesh me dikënd e të mos kesh asgjë të përbashkët me të, dhe të jesh i fascionuar prej tij / saj.
  • Në biznesin modern nuk është hajn ai nga i cili kemi frikë më së shumti, por njeriu i ndershëm i cili nuk e di se çfarë po bënë.
  • Në disfatë – inatë
  • Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
  • Në fitore – shpirtmadhësi
  • Në Japoni emërtimi për interes u njoh vetëm pas meje.
  • Në këtë jetë qeshet më së shumti, ai që qeshet i fundit.
  • Në luftë – Vendosmëri
  • Në luftë nuk ka zëvendësim për fitore.
  • Në luftën në mes botës dhe teje, përkrahe botën.
  • Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë normal.
  • Në paqe – vulnet të mirë Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq –
  • Nëse ka përparim në teknologji pa përparim në shoqëri, atëherë automatikisht mendoj se ka rritje në fatkeqësinë e njerëzimit.
  • Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, atëherë provojeni injorancën.
  • Nganjëherë historia i merr duart në duart e veta.
  • Nganjëherë kur mendoj se ç`rrjedhoja të tmerrshme vijnë nga gjëra të vogla , nxitoj të mendohem se gjëra të vogla nuk ka fare.
  • Njerëzit e mequm bëjnë proverba, mirëpo të marrët i përsërisin ato.
  • Njerëzit e zgjedhin punën, ndërsa puna i vlerëson njerëzit – (Naim Frashëri)
  • Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mendimet
  • Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet apo duhet të skuqet.
  • Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës – (Sami Frashëri)
  • Njeriu ështe i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë.
  • Njeriu nuk mbaron kur humbet , ai mbaron kur heq dorë.
  • Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë marri
  • Nuk ekziston paqartësi më e madhe në botë se gjëja e sigurt.
  • Nuk ju zë besë deveve dhe askujt që mund të ecë një javë pa pirë gjë.
  • Nuk ka njeri të keq që mund të jetë poet i mirë.
  • O Zot, kurrë nuk e kam ditur se shkallët më të ulta kanë lëkurë kaq të bardhë.
  • Pa kundështime s'ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)
  • Pakënaqësia është shtytje për të përparuar –
  • Për mua t’i shkruash diçka shpirtit, për Hallowenin është njësoj sikurse Nëna Terezë t`i shkruante bëmirësisë dhe sakrificës. Është e një natyre krejt tjetër.
  • Për Volterin politika s'është asgjë tjetër pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur.
  • Përderisa ne flasim mirë për të vdekurit , le t’i kritikojmë ata sa janë gjallë.
  • Përgjigjet e vetme interesante janë ato që i shkatërrojnë pyetjet.
  • Përpiqu të imitosh vetem punët e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri) ?
  • Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat jan të këqia. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu.
  • Piano është një monstrum që klithë, kur ia prek dhëmbët e saj.
  • Pjesa e parë e jetës sonë shkatërrohet nga prindërit, ndërsa pjesa tjetër nga fëmijët tonë.
  • Po mos të kishte njerëz të këqinj, s'do të kishte juristë të mirë – (Dikens)
  • Po të mos kishte jeta vuajtje, s'do t'ia dinim vlerën gëzimit.
  • Po të rriteshin fëmijët sipas indikacioneve të hershme, ne do të kishim vetëm gjeni.
  • Policia nuk është këtu për të krijuar parregullsi, por për ta mbrojtur parregullsinë.
  • Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, burrështetasi për gjeneratën e ardhshme.
  • Pranoje këshillën prej çdo njeriu, dhe mos e refuzo – (Fetare)
  • Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë – (Gëte)
  • Problemi i vertetë nuk është nëse makinat mendojnë, por nëse njerëzit e bëjnë këtë.
  • Qeni kur lehë na paralajmëron që mos t'i afrohemi. Ai që nuk lehe zakonisht përgaditet që të na kafshojë – (Zeki Bejtullahu)
  • Qeveria ështe ajo që e bënë veten të panevojshme.
  • Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.
  • Ruaju flajëve të ndyta, dhe veprave të këqija – (Fetare)
  • Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni – (Lao Ce)
  • Se gjuha është një thikë e mprehtë
  • Sekreti i të qenit e re është të jetosh me sinqiritet , të hash ngadalë dhe të gënjesh për moshën tënde.
  • Shkrimtarët, sikurse dhëmbët janë të ndarë në prehës dhe mprehës.
  • Shoku që deklaron gjithmonë se nuk është i marrë, zakonisht ka dyshimet e veta.
  • Simpati e djallit? Nuk mërzitem a më don apo jo , nuk mërzitem nëse jam e bukur apo jo dua të aktroj.
  • T`i trajtosh faktet tuaja me imagjinatë është një gjë , t`i imagjinosh faktet tuaja është një gjë tjetër.
  • Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri – (Gëte)
  • Të gjithë duan të shkojnë në parajsë, por askush nuk ka dëshirë të vdes.
  • Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. Ti imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe – (Lao Ce)
  • Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)
  • Të vdesim kur vdekja është mjek yni.
  • Terapi? Jo nuk më nevojitet, rolet që unë i zgjedhi janë terapia ime.
  • Thauj atij që mund ta ketë titullin tim, por dua të ma kthej prapë në mëngjes.
  • Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)
  • Thuaje atë që vlenë ose hesht – (Fetare)
  • Toskë e gegë- pemë nga një degë – (Gjirokastër)
  • Tradhtar është secili që nuk pajtohet me mua .
  • Tri gjëra janë më të bukurat ne jetë: pranvera, dashuria, dhe muzika.
  • Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)
  • Unë kam qenë në kalendar, por kurrë nuk kam qenë në datat e tij .
  • Unë nuk jam aktor dhe artikullin që do të shkruan për mua, do ta ruaj që të dëshmoj me të.
  • Unë nuk jam në një shesh argëtimi, por në një fushë ballafaqimi.
  • Viktima e parë e luftës është e vërteta .
  • Virtyti i gruas është zbulimi më i madh i një burri.
  • Vlera e veprave mund të matet me atë që ju mund të merrni nga to.
  • Zbulimet e mia më të rëndësishme më kanë këshilluar përmes gabimeve të mia.
  • koha eshte flori