FC Barcelona

Klubi i futbollit në Barcelonë, Spanjë

Futbol Club Barcelona (katalonisht: futboll klub barcelona, spanjisht: ˈfutβol ˌkluβ baɾθeˈlona), njohur si Barça (spanjisht ˈbaɾsa, katalonisht ˈbaɾsə), është klub futbolli profesional me seli në Barcelonë, Spanjë. E themeluar në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, anglezësh dhe katalonezësh në krye me Joan Gamper klubi u bë simbol i kulturës katalunase dhe Katalunizmit, nga vjen edhe motoja Més que un club (sq.: Më shumë se klub).

FC Barcelona
Pseudonimi(et)Barça, Blaugrana
Themeluar29 nëntor 1899
StadiumiCamp Nou
Kapaciteti99,354 vende
PronariJoan Laporta
TrajneriXavi
LigaLa Liga
2021–222të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Bacelona ishte anëtare themeluese e ligës spanjolle La Liga në vitin 1928 dhe sëbashku me ekipet Madrid dhe Athletic Bilbao asnjëherë nuk kan qenë të larguara nga liga e parë. Klubi gjithashtu ishte klubi i parë kampion i ligës spanjolle duke fituar gjithësej 24 herë La Liga, 29 herë Copa del Rey, 12 herë Supercopa de España, 5 herë UEFA Liga e Kampionëve, 4 herë UEFA Kupa e Fituesve të Kupave, 3 herë Inter-Cities Fairs Cup dhe 3 UEFA Super Cup.

Stadiumi kryesor i klubit është Camp Nou, kurse tifozët e klubit njohen si culés. Në Spanjë rreth 25% e popullatës mendohet të jenë dashamirës të Barcelonës[1]. Në qershor të vitit 2007 numri i socis (anëtarë të klubit/pronar) arriti në 156,366, ndërsa në qershor të vitit 2006 numri i penyes (përmbajtësit zyrtarisht të regjistruar) arriti në 1782 në mbarë botën.

Klubi gjithashtu vepron edhe me ekipin rezerv njohur si FC Barcelona B dhe me katër ekipe tjera sportive profesionale të njohur si AXA FC Barcelona, FC Barcelona, FC Barcelona Futsal dhe FC Barcelona Sorli Discau që garojnë në basketboll, hendboll, fu dhe hokej. Gjer në vitin 2007 ekzistonte edhe ekipi i të rinjëve i njohur si FC Barcelona C.

Në klub veprojnë edhe disa ekipe tjera amatore që janë aktive në sporte të ndryshme e ndër më të njohur janë FCB Ragbi dhe FC Barcelona-Institut Guttman

Gjatë sezonit 2006-07 FC Barcelona ishte klubi i tretë më i pasur në botë me rreth 291.1 milion Euro të hyra.[2][3]

HistoriaRedakto


Lindja e Barcelonës (1899–1922)Redakto

Walter Wild, presidenti i parë i klubit (1899-1901). Ndër arritjet kryesore të tij ishte sigurimi i fushës vendase.

22 tetor 1899, Hans Gamper paraqiti një njoftim në gazetën Los Deportes duke shprehur dëshirën e tij për të formuar një klub. Përgjigje pozitive u dha në mbledhjen e mbajtur në Gimnasio Solé29 nëntor ku morën pjesë edhe lojtarë si Walter Wild, Lluís d'Ossó, Bartomeu Terradas, Otto Kunzle, Otto Maier, Enric Ducal, Pere Cabot, Carles Puyol, Josep Llobet, John Parsons dhe William Parsons ku themeluan klubin me emrin Foot-Ball Club Barcelona.

Njoftimi në Los Deportes.

FC Barcelona kishte një start të suksesshëm në kampionat dhe në kupë, klubi mori pjesë në Campionat de Catalunya dhe në Copa del Rey. Në vitin 1902, klubi fitoi trofeun e parë në histori, ajo ishte Copa Macaya, ata gjithashtu arritën deri në finalen e Copa del Rey ku u mundën me rezultatin 1–2 nga Bizcaya.[4] Hans Gamper - njohur tani si Joan Gamper - u bë presidenti i klubit në vitin 1908, ai e gjeti klubin në vështirsi financiare pasi klubi nuk fitonte në trofe që nga viti 1905 ku ata fituan Campionat de Catalunya. në një takim ai tha: " Barcelona s'mund dhe nuk duhët të vdes. Nese çdo njeri heq dorë,unë do të marrë përgjegjësin e drejtimit të klubit nga tani e tutje. Qëndroi si president ne pesë periudha ndërmjet 1908 dhe 1925, ai i kaloi 25 vite në total në krye. Një nga arrtijet e tij më të mëdha si president ishte krijimi i stadiumit të Barcelonës duke krijuar mundësinë e fitimit të të ardhurave.[5]

Më 14 mars 1909, skuadra lëvizi në brëndësi të Camp de la Indústria, një stadium me kapacitetin e 8.000 vendëve. Nga 1910 deri në 1914, Barcelona ka marrë pjesë në Pyrenees Cup, ku merrnin pjesë skuadrat më të mira si Languedoc, Midi, Aquitaine (Franca Jugore), Basque Country, dhe Katalonia.[6] Në atë kohë, turnamenti u konsiderua i hapur për skuadrat që do të marrnin pjesë.Gjithashtu ajo u shpall skuadra e 3 me me shum histori mbas Ac Milan dhe Real Madrid.

Gamper njëkohësisht filloi një fushatë për të rekrutuar më shumë anëtar të klubit, dhe më 1922, klubi kishtë më shumë se 20,000 anëtarë që ndihmuan me mjete financiare ndërtimin e një stadioni të ri. Klubi u zhvendosë në Les Cortes, ku u përurua në të njejtin vitë. Les Cortes kishte një kapacitet fillestar prej 30,000 vendeve, kurse në vitet 1940-ta u zgjerua deri në 60,000 vende.

Gamper po ashtu angazhoi Jack Greenwell për herë të parë si menaxher me orar të plotë në histori të klubit. Pas punësimit të tij filluan ngritjet e para të ekipit në fushë. Përgjatë epokës Gamper Barcelona fitoi njëmbëdhjetë Campionates de Catalunya, gjashtë Copa del Rey dhe katër Pyrenees Cups ,ku arriti të shijojë për herë të parë " gjeneratën e artë".

IdentitetiRedakto

Stema origjinale e klubit ishte një kreshtë në formë diamanti, ku sipër ishte Kurora e Aragonit dhe shkopi i Mbretit James, dhe i rrethuar nga dy degë, njëra e një peme dafine dhe tjetra një palmë.[7] Klubi gjithashtu përdori stemën e qytetit të Barcelonës, si një demonstrim i identifikimit të tyre me qytetin dhe dëshirës për t'u njohur si të tillë.[8] Në vitin 1910, klubi zhvilloi një garë midis anëtarëve të tij për të krijuar një stemë të re. Fituesi ishte Carles Comamala, i cili në atë kohë luante për klubin. Sygjerimi i Comamala u bë stema që klubi mban sot, me disa ndryshime të vogla. Stema përbëhet nga Kryqi i Shën Gjergjit në këndin e sipërm majtas me flamurin katalanas pranë tij dhe ngjyrat e ekipit në fund.[9]

Lista e rekordeve dhe statistikaveRedakto

Lionel Messi është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit, me 778 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai theu rekordin e Xavit (767) në mars 2021. Argjentinasi është gjithashtu lojtari me më shumë ndeshje në La Liga, me 520.[10]

Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 672 gola në të gjitha kompeticionet. Ai ndiqet nga Paulino Alcántara me 369 gola, shifër e cila ishte rekord për 89 vite deri sa Messi e kaloi në mars 2014.[11] Në dhjetor 2020, Messi arriti në kuotën e 644 golave, duke thyer rekordin e Pelés me Santos për numrin e golave të shënuar për një klub të vetëm.[12] Argjentinasi është golashënuesi rekord i Barcelonës në kompeticionet evropiane dhe ndërkontinentale, si dhe në La Liga me 474 gola të shënuar.[13] Përveç tij, katër lojtarë të tjerë kanë shënuar 100 ose më shumë gola për klubin në kampionat: César Rodríguez (190), Luis Suárez (147), László Kubala (131) dhe Samuel Eto'o (108).[14] Josep Samitier është golashënuesi më i mirë i Barcelonës në Kupën e Mbretit me 64 gola.[15]

László Kubala mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një ndeshje të La Ligas, me shtatë të shënuar në një ndeshje kundër Sporting Gijón në vitin 1952.[16] Messi është një nga dy lojtarët që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, me pesë në një ndeshje kundër Bayer Leverkusen në vitin 2012.[17] Në Kupën e Mbretit, rekordi mbahet nga Eulogio Martínez me shtatë gola të shënuar në një ndeshje kundër Atlético Madrid në vitin 1957.[18]

Portierët e Barcelonës e kanë fituar Trofeun Ricardo Zamora (20) më shumë se çdo klub tjetër. Antoni Ramallets dhe Víctor Valdés janë portierët që e kanë fituar më shumë këtë trofe, me pesë herë secili. Valdés ka mesataren me të ulët të pësimit të golave me 0.832 gola për ndeshje, një rekord në La Liga.[19] Ai gjithashtu mban rekordin për numrin e minutave pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet për Barcelonën (896 minuta).[20] Claudio Bravo mban rekordin për numrin e minutave pa pësuar gol në nisjen e një sezoni të La Ligës, me 754 minuta.[21][22]

Jack Greenwell është trajneri që ka shërbyer më shumë në klub, me nëntë vite në dy periudha të ndryshme (1917–1924) dhe (1931–1933). Pep Guardiola është trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, me 14 trofe të fituar në 4 vite. Lojtari më i suksesshëm i klubit është Lionel Messi me 35 trofe të fituar, i ndjekur nga Andrés Iniesta me 32 trofe.[23]

Camp Nou i Barcelonës është stadiumi më i madh në Evropë. Shikueshmëria rekord në historinë e klubit ishte 120,000 tifozë në një ndeshje çerek-finale të Kupës Evropiane kundër Juventusit më 3 mars 1986.[24] Modernizimi dhe rinovimi i stadiumit gjatë viteve 1990' e bëri të vështirë thyerjen e rekordit, e cila me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë pasi kapaciteti aktual i stadiumit është 99,354 ulëse.[25]

RivalitetetRedakto

El ClásicoRedakto

FC Barcelona VS Real Madrid C.F.

El Clásico (anglisht: The Classic), gjithashtu e njohur siEl derbi español, El derbi, ¡El SuperClásico! ose El clàssic ( gjuha katalane) [26] është një ndeshje futbollistike ndërmjet rivalëve Real Madrid C.F. dhe FC Barcelona .

LojtarëtRedakto

Skuadra aktualeRedakto

Redaktuar më 2 janar 2024[27]
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
1 PtMarc-André ter Stegen (zëv-kapiten)
2 MbJoão Cancelo (në huazim nga Manchester City)
3 MbAlejandro Balde
4 MbRonald Araújo (kapiteni i 3të)
5 MbIñigo Martínez
6 MfGavi
7 SmFerran Torres
8 MfPedri
9 SmRobert Lewandowski
11 SmRaphinha
13 PtIñaki Peña
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
14 SmJoão Félix (në huazim nga Atlético Madrid)
15 MbAndreas Christensen
16 MfFermín López
17 MbMarcos Alonso
18 MfOriol Romeu
19 SmVitor Roque
20 MfSergi Roberto (kapiten)
21 MfFrenkie de Jong (kapiteni i 4të)
22 Mfİlkay Gündoğan
23 MbJules Koundé

Në huazimRedakto

Nr.KombësiaPoz.Lojtari
PtSergi Puig (te L'Hospitalet deri më 30 qershor 2018)
MbDouglas (te S.L Benfica deri më 30 qershor 2018)
MbMarlon Santos (te Nice deri më 30 qershor 2019)
MbJosé Luis Trápaga (te Sabadell deri më 30 qershor 2018)
MbAdrià Vilanova (te Hércules deri më 30 qershor 2018)
MfJuan Cámara (te Reus deri më 30 qershor 2018)
MfMohamed Ezzarfani (te Hércules deri më 30 qershor 2018)
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
MfBraima Fati (te Sabadell deri më 30 qershor 2018)
Stampa:Country data The GambiaMfAlasana Mammeh (te Etar Veliko Tarnovo deri më 30 qershor 2018)
MfSergi Samper (te Las Palmas deri më 30 qershor 2018)
MfRafinha (te Inter Milan deri më 30 qershor 2018)
MfArda Turan (te İstanbul Başakşehir deri më 30 qershor 2020)
SmMunir (te Alavés deri më 30 qershor 2018)
SmJérémy Guillemenot (te Sabadell deri më 30 qershor 2018)

Informacione rreth stadiumitRedakto

Camp Nou stadium
An elevated view of a full Camp Nou
One of the stands displaying Barcelona's motto, "Més que un club", meaning "More than a club".
  • Emri - Camp Nou
  • Qyteti - Barcelona
  • Kapaciteti - 99,354
  • Detaje të tjera:
    • Ciutat Esportiva Joan Gamper (trajnuesi i terrenit të FC Barcelona)
    • La Masia (Rezidenca e lojtarëve të rinj)
    • Mini Estadi
    • Palau Blaugrana (Arena sportive e FC Barcelona)
    • Palau Blaugrana 2 (Arena sportive dytësore e FC Barcelona)
    • Palau de Gel

TrofetRedakto

Duke e festuar ne rruge ne Barcelonë, 2006

Liga vendore dhe Kupat e venditRedakto

Kupat EvropianeRedakto

  • UEFA Champions League: 5
    • 1992, 2006, 2009, 2011,2015.
  • UEFA Cup Winners' Cup: 4
    • 1979, 1982, 1989, 1997
  • European Super Cup: 5
    • 1992, 1997, 2009, 2011, 2016
  • Copa Latina: 2
    • 1949, 1952
  • Inter-Cities Fairs Cup : 3
    • 1958, 1960, 1966
  • Inter-Cities Fairs Cup Trophy Play-Off: 1
    • 1971

PersoneliRedakto

Stafi teknik aktual
PozitaEmri
Krye-trajnerXavi
Asistent-trajnerJon Aspiazu
Trajner i portieritJosé Ramon de la Fuente
Trajner i ushtrimeve fizike (fitnesit)José Antonio Pozanco
Trajner i ushtrimeve fizike (fitnesit)Edu Pons
Trajner i ushtrimeve fizike (fitnesit)Antonio Gómez
Drejtor i futbollitAlbert Soler
Drejtori i akademisJordi Roura
Trajneri i ekipit rezervGerard López
Krye-skaut ndërkombëtarAriedo Braida
Krye-skaut kombëtarCarles Rexach
Sandro Rosell, ish-President i Barcelonës, Presidenti i 39-të (01 Korrik 2010-23 Janar 2014)
ZyraEmri
PresidentJose Maria Bartomeu [1]
Zv.President, Drejtor për çështje sociale.Jordi Cardoner
Zv.President për marketing dhe MediaManel Arroyo
Zv.President për financa dhe arkëtarJoan Boix
Zv.President institucionale dhe pasuritë e administratësJoan Franquesa
Zv.President për sportinJordi Mestre i Masdeu
SekretarJordi Calsamiglia i Blancafort
Trajneri i vitit 2014-15-16

PresidentetRedakto

 
EmriViti
Walter Wild1899–1901
Bartomeu Terradas1901–1902
Paul Haas1902–1903
Arthur Witty1903–1905
Josep Soler1905–1906
Juli Marial1906–1908
Vicenç Reig1908
Joan Gamper1908–1909
Otto Gmeling1909–1910
Joan Gamper1910–1913
Francesc de Moxó1913–1914
Àlvar Presta1914
Joaquim Peris de Vargas1914–1915
Rafael Llopart1915–1916
Gaspar Rosés1916–1917
Joan Gamper1917–1919
Ricard Graells1919–1920
 
EmriViti
Gaspar Rosés1920–1921
Joan Gamper1921–1923
Eric Cardona1923–1924
Joan Gamper1924–1925
Arcadi Balaguer1925–1929
Tomás Rosés1929–1930
Gaspar Rosés1930–1931
Antoni Oliver1931
Joan Coma1931–1934
Esteve Sala1934–1935
Josep Sunyol1935–1936
Managing Commission[28]1936–1939
Joan Soler1939–1940
Enrique Piñeyro1940–1942
Josep Vidal-Ribas1942
Enrique Piñeyro1942–1943
Josep Antoni de Albert1943
 
EmriViti
Josep Vendrell1943–1946
Agustí Montal Galobart1946–1952
Enric Martí Carreto1952–1953
Francesc Miró-Sans1953–1961
Enric Llaudet1961–1968
Narcís de Carreras1968–1969
Agustí Montal Costa1969–1977
Raimon Carrasco1977–1978
Josep Lluís Núñez1978–2000
Joan Gaspart2000–2003
Enric Reyna2003
Managing Commission[29]2003
Joan Laporta2003–2006
Managing Commission[30]2006
Sandro Rosell2010-2014
Josep Bartomeu2014-present

TrajneratRedakto

EmriPeriudha kohoreTrofeTotal
DomesticInternational
LCSCSSLCFCWCUCLUCWCICFCUSC
to be assigned0300000003
Jack Greenwell1917–240200000002
Jesza Poszony1924–250100000001
Ralph Kirby1925–260100000001
Romà Forns1927–291100000002
Joan Josep Nogués1941–440100000001
Josep Samitier1944–471000000001
Enrique Fernández1947–502000000002
Ferdinand Daučík1950–542300000005
Domingo Balmanya1956–580100000102
Helenio Herrera1958–60, 1980–812200000105
Josep Gonzalvo19630100000001
Roque Olsen1965–670000000101
Salvador Artigas1967–690100000001
Vic Buckingham1969–710100000001
Rinus Michels1971–75, 1976–781100000002
Joaquim Rifé1979–800000001001
Udo Lattek1981–830101001003
César Luis Menotti1983–840010000001
Terry Venables1984–871001000002
Luis Aragonés1987–880100000001
Johan Cruyff1988–9641300110111
Bobby Robson1996–970110001003
Louis van Gaal1997–002100000014
Frank Rijkaard2003–082020010005
Josep Guardiola2008–20121100010003
Tito Vilanova2012-1100010003
Gjithsej1899–20091925720343265

FC Barcelona BRedakto

FC Barcelona B është klub Katalanas(Spanjoll). Ata jane rezerva e FC Barcelona. FC Barcelona B me ekipin e pare pra FC Barcelona nuk mund te jene me nje lige. Po ashtu dhe ne Copa del Rey (Kupa e Mbretit) nuk mund te marrin pjese. Ekipi B u themelua qe nga viti 1970. Por qe nga viti 1990 ekipi quhet FC Barcelona B. Me pare ai ishte quajtur CD Espanya, CD Condal dhe Barcelona Atlètic. Po ashtu dhe ishte ekipi FC Barcelona C, qe u themelua ne vitin 1967 per me te rinjet e Barcelones. FC Barcelona B paten shume sukses po ashtu dhe zbuluan talente.

FC Barcelona B kur luajne ne shtepi luajne ne Mini Estadi, dera tjeter e Camp Nou. Mini Estadi është nje nga me te mirat si rezerv stadium ne Bote. Eshte hapur ne vitin 1982 dhe ata u quajten FC Barcelona Dragojt.

FC Barcelona B ka zbuluar shume talenta te medha. Eshte nje numer i madh talenta qe kane ardhur nga Barca B. Ktu jane disa nga talentet qe kane arritur shume: Francisco José Carrasco, Ramon Maria Calderé, Guillermo Amor, Albert Ferrer, Josep Guardiola, Sergi, Thiago Motta, Victor Valdés, Carles Puyol, Xavi, Andrés Iniesta, Lionel Messi, Giovani dos Santos dhe Bojan Krkić etj., te gjithe keta kane luajtur ne FC Barcelona B dhe kan arritur te ngjiten ne FC Barcelona. Jane edhe disa te tjere qe nuk kane arritur te ngjiten ne klubin e pare po kane shkuar neper klube te tjera te medha. Ata jane: Iván de la Peña, David Sánchez, Luis García, Pepe Reina, Mikel Arteta, Fran Mérida, Gerard Piqué, Francesc Fàbregas dhe Albert Luque etj.

Trofet e fituara:

Liga e dyte Kampion ( Segunda Division) – 1955-56

Liga e dyte B Kampion – 1981-82, 1990-91, 1997-98, 2001-02

Liga e trete Kampion – 1973-74

Liga e Kampioneve -1973, 2006-09

Po ashtu dhe FC Barcelona B ka pasur trajner Junade Ramos, Carles Rexach dhe Jose Mourinho qe kane arritur tashme shume. FC Barcelona B ka nje trajner te mire qe është ne vendin e dyte te liges se kater, dhe sic duket do te ngjitet me larte pra ne ligen e trete, ai është Josep Guardiola.

Fanellat e ekipit FC Barcelona ndër viteRedakto

1899
1910
1913
1920
1991-1992
mysafir 1991-1992
1992-1993
1993-1994
1995
1998
1999
2000
2005
mysafir 2005
2006
mysafir 2006

ReferimeRedakto

  1. ^ http://www.cis.es/cis/export/sites/default/-Archivos/Marginales/2700_2719/2705/Es2705mar_A.pdf Microsoft Word - Es2705mar_A.doc
  2. ^ "A 19.5 million euro profit". Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2007. Marrë më 16 korrik 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Budget set at 315 million". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2008. Marrë më 16 korrik 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Carnicero, José Vicente Tejedor (21 maj 2010). "Spain – List of Cup Finals" (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 9 mars 2010.
  5. ^ "History part I". FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2009. Marrë më 11 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ferrer, Carles Lozano (19 qershor 2001). "Coupe des Pyrenées – Copa de los Pirineos" (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 12 qershor 2010.
  7. ^ "The crest" [Stema] (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2012. Marrë më 30 korrik 2010.
  8. ^ "1899. The First Coat of Arms" [1899. Stema e parë] (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2016.
  9. ^ "The crest" [Stema] (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 2 korrik 2022.
  10. ^ "Leo Messi surpasses Xavi Hernández record" [Leo Messi kalon rekordin e Xavi Hernandez] (në e). FC Barcelona. 21 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2021. Marrë më 21 mars 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  11. ^ "Hat-trick hero Messi breaks Barca record in 7–0 rout" [Heroi i tregolshit Messi thyen rekordin e Barçës në fitoren 7–0] (në anglisht). ESPN FC. 16 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2016. Marrë më 24 mars 2016.
  12. ^ "Lionel Messi passes Pele for most goals with one club (VIDEO)" [Messi kalon Pelen për numrin e golave për një klub (Video)]. Sports Illustrated (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2021. Marrë më 23 dhjetor 2020.
  13. ^ "Leo Messi, FC Barcelona's historic record breaker" [Leo Messi, rekordthyesi historik i Barcelonës] (në anglisht). FC Barcelona. 5 gusht 2021. Marrë më 8 maj 2022.
  14. ^ "100 goals in the league for Luis Suárez" [100 gola në kampionat për Luis Suarez] (në anglisht). FC Barcelona. 21 janar 2018. Marrë më 8 maj 2022.
  15. ^ "Messi equals Samitier's total of Copa del Rey appearances" [Messi barazon numrin e ndeshjeve në Kupën e Mbretit të Samitier] (në anglisht). FC Barcelona. 6 shkurt 2020. Marrë më 8 maj 2022.
  16. ^ "Kubala's legacy at Barcelona" [Trashëgimia e Kubalës te Barcelona] (në anglisht). ESPN FC. 3 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2016. Marrë më 18 maj 2016.
  17. ^ "Most Goals Scored in a UEFA Champions League Match" [Më shumë gola të shënuar në një ndeshje të UEFA Ligës së Kampioneve] (në e). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2017. Marrë më 17 maj 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  18. ^ "FC Barcelona individual records" [Rekordet individuale të FC Barcelonës] (në anglisht). FC Barcelona. 20 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2018. Marrë më 12 dhjetor 2020.
  19. ^ "Guardametas de Primera (1928–2014)" [Gardianët e La Ligas (1928–2014)] (në anglisht). CIHEFE. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2021. Marrë më 23 dhjetor 2020.
  20. ^ "Víctor Valdés sets unbeaten record at 896 minutes" [Víctor Valdés vendos rekordin e pamposhtur në 896 minuta] (në anglisht). FC Barcelona. 6 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2016. Marrë më 24 mars 2016.
  21. ^ "Claudio Bravo recovers his unbeaten record" [Claudio Bravo vendos rekord të pamposhtur]. Sport (në spanjisht). Madrid. 20 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2021. Marrë më 24 mars 2016.
  22. ^ "Claudio Bravo close to claiming Zamora Trophy" [Claudio Bravo pranë fitimit të trofeut Zamora] (në anglisht). FC Barcelona. 19 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2016. Marrë më 24 mars 2016.
  23. ^ "Sevilla FC – FC Barcelona: Super Cup Champions! (1–2)" [Sevilla FC – FC Barcelona: Kampionë të Super Kupës! (1–2)] (në anglisht). FC Barcelona. 12 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2021. Marrë më 13 gusht 2018.
  24. ^ "FC Barcelona team records" [Rekordet e FC Barcelonës] (në anglisht). FC Barcelona. 2 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013.
  25. ^ "FC Barcelona Information | FC Barcelona.cat" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2018. Marrë më 12 janar 2012.
  26. ^ Barcelona vs. Real Madrid: El Clásico Is Almost, Almost Upon Us Mondal, Subhankar; Soccerlens; 21-12-07; Accessed 12-12-08
  27. ^ "First team" [Ekipi i parë] (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 14 shtator 2017.
  28. ^ Managing Commission (1936-1939)
  29. ^ Interim administrative committee
  30. ^ "Interim administrative committee". Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2009. Marrë më 30 qershor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edheRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto