Chihuahua dhe Great Dane tregojnë gamën e gjerë të madhësive të racave të qenve të krijuar duke përdorur seleksionimin artificial .
Chihuahua dhe Great Dane tregojnë gamën e gjerë të madhësive të racave të qenve të krijuar duke përdorur seleksionimin artificial .

Evolucioni eksperimental është përdorimi i eksperimenteve laboratorike ose manipulimeve të kontrolluara në terren për të eksploruar dinamikën evolucionare?

Padashur, njerëzit kanë kryer eksperimente evolucioni që kur jane marrë me zbutjen e bimëve dhe kafshëve. Shëmbuj janë varietetet e lakrës, misrit, ose numri i madh i racave të ndryshme të qenve.

Studimi shkecor i eksperimenteve te evolucionit filloi pas punës së Charles Darwin mbi Origjinën e Specieve. Eksperimente janë kryer me njëqelizorë për t'i përshtatur të jetojnë në temperatura më te larta, me afide për ti përshtatur në terrene të tjera, me minjtë laboratorikë për ti bërë të rrotullojnë më shpejt rrotën vrapuese, peshqit Gasterosteidae për ti bërë të jetojnë në temperatura më të ulta.

Eksperimenti më i madh i kontrolluar u nis nga Richard Lenski më 24 shkurt 1988 dhe vazhdon ende. Qëllimi është studimi i baktereve të cilat janë rritur për më shumë se 60,000 gjenerata.